Kryeministri i ri i Malit të Zi, Dritan Abazovic është shfaqur mbrëmë në festivalin Mayfest, festival ky që hap edhe sezonin turistik për qytetin e Ulqinit në Malin e Zi
Kryeministri fillimisht kishte shkruar një status në Facebook ku e kishte lavdëruar këtë festival. Në të njëjtën kohë ai i kishte ftuar turistët që ta vizitojnë shtetin e tij.
Gjatë natës së vonë, Abazovic është parë me organizatorin e këtij eventi të përvitshëm në Malin e Zi, të ashtuquajturin ministrinë e “kënaqësisë” së Kosovës Arian Henci.
Henci shihet duke e prezantuar Dritanin në skenë teksa ai ka të veshur një xhaketë sportive të ekipit kombëtar të Kosovës. Pasi e vesh, Abazovic shihet duke bërë me duar në drejtim të Kosova, ashtu si shkruan në fanellë.
Më herët, Abazovic ka shkruar se Mayfest është një festival që shpërndan kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet.
“Mijëra të rinj në Mayfest në Ulqin që hapin sezonin turistik! Shumë kënaqësi, optimizëm dhe pozitivitet. Mirësevini në vendin e bukurive jo reale! Po, Mali i Zi!”, ka shkruar Abazovic.
Kujtojmë se Mayfest në Ulqin është një event që realizohet çdo vit dhe shënon fillimin e sezonit turistik në qytetin bregdetar shqiptar të Malit të Zi.