Banorët e fshatit Rinas në Tiranë kanë protestuar në ditën e tretë radhazi duke bllokuar rrugën që të dërgon në aeroport.
Rezistenca, sipas tyre do të vazhdojë deri në hapjen e rrugës me dy sense sikur ishte përpara 1 majit.
Por shteti, vetë kreu i ARRSH-së dje deklaroi se nga vjeshta, pra pas përfundimit të sezonit turistik do të mendohet një tjetër zgjidhje dhe se për momentin nuk tërhiqen nga vendimi.
Banorët shprehen se janë të vendosur të vazhdojnë protestën derisa të ketë një zgjidhje.
“I bëjmë thirrje dhe fshatrave përreth që të na bashkohet. Unë nuk kalojë dot në atë rrugë, plus që rruga është copë-copë”, u shpreh një i moshuar.
“Nuk mund të shkojë në shkollë, quhet kundërvajtje. Detyrohem të eci në këmbë. Do lëmë shkollën nëse s’ka zgjidhje”, theksoi i mituri që po protestonte.