Nuk do shumë mundim për tu përgatitur. Thjesht një kombinim i frutave, frutave të thata dhe mjaltit, që të bëni një pije plot me vitamina dhe freskuese.
Përbërësit e nevojshëm për 2 persona:
-2 banane
-5 kivi
-100 g mjedra të ngrira
-3 lugë lajthi të pjekura të bluara
-1 lugë gjelle mjaltë
-2 dl ujë
-Kuba akulli sipas dëshirës
Mënyra e përgatitjes:
Pritini frutat në formë katrore, më pas vendosni të gjithë përbërësit në një blender dhe përzieni mirë. Vendoseni pijen në një gotë dhe shtoni kube akulli sipas dëshirës.