-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U kërkoi banorëve të linin protestën, kryeplaku i fshatit zhgënjehet nga premtimet e ARRSH-së

Kryesoret

Për të tretën ditë me radhë, banorët e Rinasit dhe fshatrave përrreth kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pas vendimit të ARRSH-së, për ta bërë këtë aks me një sens lëvizje, në përpjekje sipas autoritetit për të lehtësuar trafikun drejt aeroportit.

Kryeplaku i fshatit është shprehur për mediat se ndihet i zhgenjyer, edhe pse më parë u kërkoi banoreve të linin protestën.

Referuar deklaratave të kreut të ARRSH-së që banorët mund të përdorin rrugë alternative, kryeplaku u shpreh se nuk ka asnjë rrugë funksionale.

Banorët shprehen se e kanë të pamundur që të kenë akses në shkolla dhe në ambulancë.

Me zyrtarët nuk kemi pasur as bashkëbisedim, drejtori i ARRSH thotë që ka rrugë alternative, por nuk ka! Ne kërkojmë të vijmë te shkolla, në punë, kërkojmë të shkojmë te tokat bujqësore. Rruga që thotë ARRSH nuk zgjidh asgjë, është e njëjta situatë, unë nuk kam mundësi që të vij deri te rruga alternative.”, tha kryeplaku.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit