Për të tretën ditë me radhë, banorët e Rinasit dhe fshatrave përreth kanë bllokuar rrugën në shenjë proteste, pas vendimit të ARRSH-së, për ta bërë këtë aks me një sens lëvizje, në përpjekje sipas autoritetit për të lehtësuar trafikun drejt aeroportit.
Kryeplaku i fshatit është shprehur për mediat se ndihet i zhgënjyer, edhe pse më parë u kërkoi banoreve të linin protestën.
“S kemi nga lëvizim, nuk po kërkojmë asnjë favor tjetër. Paralajmërojmë se protesta do të ketë pjesëmarrje më masive në vazhdim, do nxjerrim edhe familjaret tanë. I bëj thirrje ARRSH-së, të zhbllokojë rrugën. Ata më mashtruan, nuk po kërkojmë të të hapim kutitë e votimit por rrugën”, u shpreh kryeplaku.