-sidi education-spot_img
31.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Rama kujtohet pas një dekade në pushtet për fëmijët e heronjve

Kryesoret

Qeveria vendosi sot që t’u japë 11 fëmijëve të dëshmorëve statusin “Fëmijë në përkujdesje të Republikës”. Ministrja Ogerta Manastirliu shpjegoi përfitimet që do të kenë fëmijët.  

Do të fitoni një paketë mbështetje deri sa të dilni në jetë. 11 fëmijëve u jepet statusi dhe u akordohen përfitimet. Mbështetje cdo muaj me pagën e prindërit që ka humbur jetën deri në moshën 25 vjeç nëse ndjek arsimin e lartë.

Gjithashtu, bursa për ndjekjen e arsimit dhe tekste shkollore falas. Po ashtu janë të përjashtuar nga tarifa e shkollës dhe mbështetje për punësim në administratë dhe biznes privat” tha ajo.

Edi Rama sqaroi se “bëhet fjalë për fëmijët e dëshmorëve, mjekëve dhe infermierëve që humbën jetën në luftë me armikun e padukshëm”. Kryeministri pranoi se janë kujtuar me vonesë për të ndihmuar këtë kategori.

Mbase duhet ta kishin marrë më parë jo në fillim të mandatit tonë të tretë. Së pari qeverisja është një proces, që mësojmë cdo ditë, kuptojmë cdo ditë e thellë dhe ndjejmë pulsin e shoqërisë. Përtej dëshirave tona qëndron muri i pamundësisë, që duhet ta shtyjmë cdo ditë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit