Dita e mërkurë e 4 majit do të ndikohet nga masa ajrore të qëndrueshme dhe të thata me origjinë perëndimore.
Në këtë mënyrë moti parashikohet kryesisht i kthjellët. Por nuk do të mungojnë alternimet e vranësirave kalimtare.
Nga orët e mesditës deri ato të pasdites këto vranësira hera-herës do të jenë deri të dendura, të shoqëruara me reshje shiu të dobëta.
Era do të fryjë me drejtim jugperëndim – veriperëndim me shpejtësi mesatare 1-5m/sek. Përgjatë vijës bregdetare dhe zonave luginore era do të jetë me shpejtësi deri në 8-12m/s.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 5 deri 19°C, në zona e ulëta 8 deri 23°C dhe në zona bregdetare 9 deri 22°C.