-sidi education-spot_img
29.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA cakton Christopher Cavioli si kreun e komandës së ushtrisë në Europë

Kryesoret

Christopher Cavoli, kreu aktual i forcave të ushtrisë amerikane në Evropë dhe Afrikë, është emëruar nga presidenti amerikan Joe Biden për të shërbyer si gjenerali më i lartë amerikan në Evropë si kreu i Komandës Evropiane të SHBA-së, ka njoftuar Sekretari i Mbrojtjes Lloyd Austin.

Cavoli pritet të marrë përgjegjësinë për rreth 100,000 trupa amerikane nga të gjitha shërbimet e stacionuara në Evropë, ndërsa Rusia vazhdon luftën e saj kundër Ukrainës.

Zëdhënësja e NATO-s Oana Lungescu konfirmoi në Twitter se Këshilli i Atlantikut të Veriut i aleancës kishte miratuar emërimin e Cavoli-t si Komandant Suprem i Aleatëve në Evropë.

Ai në këtë rol do të mbikëqyrë forcat ajrore të NATO-s që fluturojnë rregullisht nëpër Evropë, për të gjurmuar avionët rusë veçanërisht kur ata fluturojnë pa u identifikuar.

Ai do të zëvendësojë gjeneralin e Forcave Ajrore Tod Wolters, i cili pritet që të dalë në pension.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img
uEFA EURO 2024 GERMANYspot_img

Lajmet e fundit