Shqipëria është ‘nën ethet’ e zgjedhjes së Presidentit të ri! Ditën e sotme do të nisin zyrtarisht procedurat. Në orën 12:30, Konferenca e Kryetarëve do të diskutojë dhe përcaktojë datën e raundit të parë të votimit për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.
Për këtë Partia Socialiste ka propozuar datën 10 maj, ndërsa Partia Demokratike ende nuk është shprehur për një datë të caktuar.
Nëse në raundin e parë asnjë prej kandidatëve nuk do të marrë 84 vota, atëherë jo me vonë se 7 ditë vijohet me raundin e dytë, i cili kërkon po aq vota sa i pari.
Palët kanë mundësi të votojnë një emër konsensual deri në raundin e 3-të, në të kundërt mazhoranca mund ta zgjedhë e vetme me 71 vota në raundin e 4-të dhe të 5-të.
Brenda grupit parlamentar socialist, ku secili prej deputetëve ka propozuar 3 emra të cilët nuk janë bërë publik. Kryeministri Rama ka përjashtuar mundësinë që presidenti i ri të jetë nga grupi parlamentar i Partisë Socialiste.