Kastriot Dervishaj, 41-vjeçar është vënë në pranga këtë të enjte nga policia e Vlorës.
Arrestimi i tij është bërë me qëllim ekstradimit. Mësohet se ai ishte banues në lagjen “24 maji”.
Dervishaj rezulton i dënuar nga autoritetet spanjolle për kultivim të lëndëve narkotike në 2020.
“Në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim, nga shërbimet e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në Drejtorinë Vendore të Policisë Vlorë, u bë kapja dhe arrestimi, me qëllim ekstradimi, i shtetasit: K. D., 41 vjeç, banues në lagjen “24 Maji”, Vlorë. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi autoritetet gjyqësore spanjolle, me vendimin e datës 14.12.2020, kanë lëshuar urdhër arresti ndërkombëtar, për veprat penale “Trafikimi i lëndëve narkotike” dhe “Kultivim i bimëve narkotike”, parashikuar nga Kodi Penal i Spanjës,” ka njoftuar policia.









