-sidi education-spot_img
18.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Inflacioni nuk njeh ulje në Turqi

Kryesoret

Niveli i inflacionit në Turqi arriti në pothuajse 70 për qind në muajin prill, thuhet në të dhënat e publikuara më 5 maj. Ky nivel i lartë i inflacionit paraqet një sfidë të madhe për Qeverinë e presidentit, Recep Tayyip Erdogan.

Indeksi i çmimeve të konsumit u rrit për 69.97 për qind në prill, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak. Kjo paraqet rritje pasi, sipas të dhënave të agjencisë kombëtare të statistikave, në Turqi çmimet e konsumit në mars kishin qenë 61.14 për qind.

Ekonomistët argumentojnë se problemet sociale në Turqi janë si pasojë e strategjisë jokonvencionale ekonomike të Erdoganit, që ka detyruar shumë investitorë të huaj të largohen nga vendi.

Erdogan insiston se ulja e normave të interesit është e nevojshme për të ulur çmimet e konsumit.

Niveli i lartë i inflacionit po ashtu i atribuohet kolapsimit të monedhës kombëtare turke, lira, që ka bërë që të shtrenjtohen importet e energjisë./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit