Sipas “New York Times”, ShBA ka dhënë informacion për njësitë ruse. Ushtritë ukrainase kanë vrarë rreth 12 gjeneralë në vijën e frontit, një numër që ka habitur analistët ushtarakë.
Ndihma për shënjestërimin është pjesë e një përkrahje të klasifikuar nga administrata Biden për të ofruar “Inteligjencë”, në kohë reale në fushën e betejës në Ukrainë.
Kjo ndihmë përfshin gjithashtu lëvizjet e parashikuara të trupave ruse të mbledhura nga vlerësimet e fundit amerikane të planit të betejës sekrete të Moskës për luftimet në rajonin Donbas të Ukrainës lindore.
Zyrtarët amerikanë nuk pranuan të specifikonin se sa gjeneralë ishin vrarë si rezultat i ndihmës së SHBA-ve.
Shtetet e Bashkuara janë fokusuar në ofrimin e vendndodhjes dhe detajeve të tjera në lidhje me shtabin e lëvizshëm të ushtrisë ruse, të cilat zhvendosen shpesh.
Zyrtarët ukrainas e kanë kombinuar atë informacion gjeografik me inteligjencën e tyre – duke përfshirë komunikimet që paralajmërojnë ushtrinë ukrainase për praninë e oficerëve të lartë rusë – për të kryer sulme artilerie dhe sulme të tjera që kanë vrarë oficerë rusë.
Shkëmbimi i inteligjencës është pjesë e një fluksi të shtuar të ndihmës së SHBA-ve që përfshin armë më të rënda dhe dhjetëra miliarda ndihma.









