-sidi education-spot_img
23.6 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Pekini rihap qendrën e izolimit masiv në luftën kundër COVID-19

Kryesoret

Në Pekin është rikthyer Covid-19, duke bërë që ky qytet të rikthejë izolimin masiv në mënyrë që të frenohet një shpërthim tjetër me pasoja tragjike.

Rihapja e spitalit i cili mban 1200 shtretër, u hap për herë të parë gjatë pandemisë dhe do të hapet sërish.

Të mërkurën, Kina raportoi 5 mijë e 489 raste, përfshirë 353 simptomatike. Shumica (4 mijë e 982) ishin në Shangai, i cili ka qenë nën një bllokim prej javësh, duke shkaktuar ankesa dhe protesta të gjera për mungesën e ushqimit dhe zbatimin e tepruar.

Pekini raportoi 46 raste simptomatike dhe pesë asimptomatike të mërkurën, duke e çuar totalin e qytetit që nga fillimi i shpërthimit të Omicron-it rreth 400.

Ndërsa numri i rasteve të Shangait u rrit në mijëra, autoritetet u përpoqën të identifikonin dhe izolonin çdo rast, pavarësisht nga ashpërsia.

Qindra mijëra u transferuan në spitale të përkohshme, u kërkuan ndërtesa zyrash dhe blloqe banimi dhe u ripërdorën qendrat e kongreseve. Kushtet në disa objekte shkaktuan ankesa, me drita të ndezura 24/7, ujë të kufizuar dhe kushte jo sanitare.

Në një deklaratë, Komisioni Komunal i Shëndetit i Pekinit tha se kishte rihapur spitalin Xiaotangshan, si një masë paraprake, duke e përshkruar betejën kundër përhapjes së Omicron si një lojë shahu.

Ai tha se një njësi izolimi po funksiononte tashmë, me 40 persona personel mjekësor që trajtonte 12 persona me raste asimptomatike ose të lehta.

Përpara festës pesëditore të Ditës së Majit, autoritetet javën e kaluar vendosën disa bllokime.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit