Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka folur nga Konferenca e Donatorëve për Ukrainën, që po zhvillohet në Varshavë.
Rama u shpreh se Shqipëria do të dhurojë 1 milionë euro, dhe pse kjo s’do ta ndryshojë luftën.
“Kam vetëm pak fjalë, Shqipëria është një anëtare e përhershme e OKB-së. Ne po japim kontributin tonë të vogël për Ukrainën. Ofrojmë municione, dhe gjithashtu do të kontribuojmë në 1 milion euro, e di që kjo s’do ndryshojë luftën”, u shpreh Rama.
“Jam falënderues për kryeministrin polak që është pjesë e kësaj konference, për të bërë më të mirën për ukrainasit”, shtoi kryeministri.









