Banorët e Laprakës dhe Paskuqanit, që prej muajsh janë në protestë kundër shembjes së shtëpive të tyre, paraditen e kësaj të premteje janë futur në ambientet e brendshme të Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjetikës.
Ata kërkojnë takim me ministren Belinda Balluku, nga stafi i të cilës i është thënë se do të ketë një pritje.
Qindra banesa planifikohen të shemben si pasojë e projektit për ndërtimin e Unazës së Madhe në Tiranë, shumica e të cilave të palegalizuara, duke lënë mister fatin që i pret mijëra banorë.
Banorët thanë dje se mbeten në pritje të një zgjidhje nga Balluku, siç bëri dhe në rastin e Rinasit, ku pas protestës së dhjetëra qytetarëve, ARRSH u tërhoqe nga vendimi për të bërë kalimin në rrugë që lidh Tiranën me aeroportin me një sens lëvizje.