Një person është gjetur i pajetë pasditen e së premtes në Prizren. Policia e Kosovës ka konfirmuar rastin, ndërsa ka bërë të ditur se viktima është shtetasi me iniciale A.M., 60-vjeç.
Megjithatë, policia nuk ka dhënë detaje të tjera në lidhje me këtë rast.
“Me datën 06.05.2022, rreth orës 17:40, Policia në Prizren ka pranuar një informatë nga ekipi i Urgjencës se në rrugën ‘Jusuf Gërvalla’, në lagjen Ortakoll të Prizrenit, një person në veturën e tipit ‘Skoda’ me targa vendore është pa shenja jete”, tha Vesel Gashi, zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit.
Gashi bëri të ditur se me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë dërgohet në Institutin e Mjekësisë Ligjore për procedura të mëtutjeshme ligjore.
“Rasti po hetohet nga sektori i hetimeve rajonale në Prizren”.