Kreu i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Bujar Spahiu, ka zhvilluar një takim këtë të premte në Vatikan me Papa Franceskun ku në qendër të bisedimeve ishte, bashkëjetesa paqësore ndërmjet feve në Shqipëri.
Në qendër të bisedës ishin edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë.
Minarja e Xhamisë së Et’hem beut dhe këmbana e Katedrales së Shën Shtjefnit në Shkodër u bashkuan sot në dhuratën, që iu dorëzua Papës Françesku nga kreu i Bashkësisë Myslimane të Shqipërisë, për vizitë në Vatikan. Simbol i asaj bashkëjetese paqësore ndërmjet feve, për të cilën u fol gjerësisht gjatë audiencës së Atit të Shenjtë Bergoglio me Bujar Spahiun, sot paradite në Vatikan.
Në qendër të bisedës, edhe marrëdhëniet ndërmjet shtetit e feve dhe kontributi i tyre në ruajtjen e vlerave njerëzore, sidomos në mbrojtjen e familjes si qelizë themelore e shoqërisë. U përmend Dokumenti i Abu Dabit mbi vëllazërimin njerëzor, që Myftiu, siç i tha Atit të Shenjtë, e promovon dhe e përhap kudo në Shqipëri.
Më pas, kreu i myslimanëve të Shqipërisë u takua me Sekretarin vatikanas për Marrëdhëniet me Shtetet, imzot Paul Richard Gallagher dhe me Kryetarin e Këshillit Papnor për Dialogun Ndërfetar, kardinalin Miguel Ángel Ayuso Guixot.