-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Kush do guxojë ta sfidojë për kreun e PD-së? Berisha: Po të doni, urdhëroni

Kryesoret

Sali Berisha e konfirmoi sërish sot se do të kandidojë për postin e kryetarit të PD-së. Ai tha se letrat i ka bërë gati dhe do i dorëzojë për kandidimin, teksa afati i fundit është nesër në orën 12:00.

“Dua të denoncoj fushatën e financuar me miliona euro nga qeveria, mafia e Sorosit dhe të tjerë kundër kandidimit të Sali Berishës. A mund ta imagjinoni, njeriu ka shpallur publikisht se do të kandidojë dhe bëhen emisione, a duhet të kandidojë dhe mbrëmë të gjitha televizionet këtë kishin pyetjen kryesore.

E pashoqe. Do të kandidoj dhe i kam plotësuar dokumentet. Do i dorëzoj dhe do u drejtohem shqiptarëve në mënyrën më besimplotë se kandidoj si dëshmi e respektit, e dashurisë e pasionit tim për të ndryshuar për mirë jetën e tyre. Unë do të jem një lider referendar, nuk ka armë më të fuqishme se kjo. Nëse kjo të tjerë nuk marrin përsipër të kandidojnë për arsye të tyre.

Unë i garantoj për garë të ndershme. Por nuk jam Edi Rama që shpik rivalë. Kush do të dojë, urdhëro ka një komision që përcakton rregullat. Nuk duan? Atëherë mbetet referendumi dhe në 22 maj, nëse zgjidhem me një referendum të mbarë demokratëve, nëse nuk zgjidhem i nënshtrohem verdiktit të tyre. Nuk ishte kjo, por një zgjidhje referendare më nderon shumë” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit