-sidi education-spot_img
15.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Mbledhja e Këshillit Kombëtar, Bylykbashi prezanton rezolutën për Presidentin e ri

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Oerd Bylykbashi ka prezantuar rezolutën në Këshillin Kombëtar për zgjedhjen e Presidentit të ri.

Në fjalën e tij, Bylykbashi u shpreh se kjo mazhorancë po synon një konsensus të rremë për zgjedhjen e presidentit të ri.

“Më 24 korrik 2022, mbaron mandati i Presidentit të Republikës. Kuvendi i Shqipërisë duhet të nisë procedurat për zgjedhjen e Presidentit jo më vonë se 60 ditë përpara fundit të mandatit. Procesi kushtetues dhe tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri synojnë konsensusin më të gjerë politik për Presidentin si përfaqsues i unitetit të popullit. Në këto kushte, Këshilli Kombëtar i Partisë demokratike vëren se: Mazhoranca socialiste, në mënyrë sistematike ka kapur pushtetet e pavarura përfshirë atë të drejtësisë, duke rrënuar sistemin kushtetues të kontrolleve dhe balancave.

Edi Rama aktualisht kontrollon rreth 90% të pushtetit publik dhe kapja e institucionit të Presidentit prej tij do të siguronte pushtet absolut, të paprecedent edhe në periudhën e diktaturës para rënies së regjimit komunist. Zgjedhja e Presidentit të Republikës ka rëndësi themelore në kuadër të rikrijimit të një sistemi kontrollesh dhe balancash kushtetuese dhe të mbajtjes së unitetit të popullit. Si e tillë, zgjedhja e Presidentit është një akt sovraniteti kushtetues që nuk duhet të prodhojë konflikt politik dhe institucional, por duhet të synojë qeverisjen me përgjegjësi ndaj popullit prej të cilit buron sovraniteti. Zhveshja e Presidentit nga kompetenca të rëndësishme kushtetuese me ndryshimet kushtetuese të vitit 2016, duke zvogëluar rolin kontrollues dhe balancues të Presidentit, nuk pakëson rëndësinë e tij si kreu i shtetit. Në këtë kuadër, merr një rëndësi edhe më të madhe procesi i identifikimit të kandidaturave dhe zgjedhjes së tij. Kushtetuta synon gjetjen e konsensusit më të gjerë dhe të vërtetë mbi një figurë që bën bashkë politikën dhe aspekte të tjera të sferës publike, një konsenus politik dhe parlamentar që i ka rrënjët në legjitimitetin e dalë nga vota.

Raporti i OSBE/ODIHR-it dhe ai i DASH-it si dhe një numër procedimesh penale damkosin me vulën e korrupsionit dhe të shit-blerjes së votës mandatet që i japin shumicën parlamentare Partisë Socialiste. Kjo shumicë dhe legjitimiteti i saj për zgjedhjen e Presidentit, ashtu si në vitin 2002, është vënë në pikpyetje. Ashtu siç Parlamenti Europian ne vitin 2001, pas masakrës zgjedhore në zgjedhjet parlamentare të atij viti dhe krizës politike që e pasoi, kërkoi që Presidenti të zgjidhej me konsensus pavarsisht se mazhoranca socialiste e kishte shumicën e nevojshme për zgjedhjen e tij, po ashtu procesi aktual i zgjedhjes së Presidentit me konsensus është me rëndësi për stabilitetin politik. Një process i njëanshëm i shërben vetëm krizës së tejzgjatur.

Mazhoranca socialiste po përpiqet të krijojë një process parlamentar farsë dhe politikisht steril duke u përpjekur t’i caktojë ajo përfaqsuesit e opozitës në procesin e zgjedhjes së Presidentit. Me këto përpjekje dhe konsultime pa përfaqësuesit e mandatuar nga forcat politike, mazhoranca socialiste po përpiqet të sajojë një dukje konsensualiteti të rremë. Partia Demokratike e denocon këtë si sjellje që i kontribuon thellimit të krizës politike, institucionale dhe kushtetuese në vend, dhe që dëmton legjitimitetin e procesit dhe bësueshmërinë e Presidentit të ardhshëm.

Konsensusi që synon Kushtetuta në zgjedhjen e Presidentit të Republikës nuk është një process formal legjislativ parlamentar por ka karakter thelbësisht politik. Si e tillë, zgjedhja e Presidentit mund të bazohet vetëm në vullnete të vërteta politike të përfaqësuara nga partitë politike, të mandatuara me votë për të përfaqësuar zgjedhësit. Tradita politike dhe parlamentare në Shqipëri është bazuar gjithnjë në përpjekjen për gjetjen e konsensusit politik dhe parlamentar për figurën e Presidentit të Republikës nëpërmjet konsultimeve politike në nivelet më të larta politike të partive parlamentare. Thyerja e traditës politike dhe parlamentare zhbën premisat për konsensus të vërtetë.

Në kushtet e mosbesimit të thellë, ofrimi opozitës parlamentare i përzgjedhjes së kandidatëve mbi bazë kriteresh të dakordësuara me konsensus, që synojnë kandidatura që përfaqësojnë më së miri unitetin e popullit, do të kontribuonte sado pak në rivendojen e balancave kushtetuese, shmangien e kapjes së plotë të pushteteve nga Partia Socialiste dhe evitimin e thellimit të krizës politike.

Vullneti politik i Partisë Demokratike bazohet vetëm tek vota përfaqësuese e anëtarësisë së PD dhe zgjedhësve të saj. Rezoluta e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike të datës 30 prill 2022 refuzon bojkotin si instrument politik”, tha Bylykbashi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit