Ish-kryeministri Sali Berisha nuk e njeh Enkelejd Alibeajn kryetar grupi, pasi e shkarkoi kuvendi i 30 prillit dhe pjesëmarrjen e tij në negociatat me PS-në për Presidentin e Ramës e shpjegon në këtë mënyrë.
“Alibeaj ministër i Ramës. Kur u hapën fjalët për bashkëqeverisjen….flitej edhe për pozicionet. E trajton si ministër të qeverisë së tij dhe prandaj zgjedh të negociojë vetëm me të” tha ai.
Berisha akuzoi Alibeajn, por përshëndeti qëndrimin e Ervin Salianjit, që është n/kryetar grupi. “Kemi shkarkuar zotin Alibeaj dhe jo kryesinë e grupit parlamentar. Ne Alibeaj është i tëri në funksion të lojës së Edi Ramës.
Është i shkarkuar, nuk ka tagër për të thirrur grupin parlamentar. Por grupi ka n/kryetar, sekretarin, deputetët e tjerë që mund të mblidhen dhe natyrisht kjo, vendimet e kryesisë do të respektohen”.
Lulzim Basha e akuzoi sërish sot për komisionin hetimor për zgjedhjet e 25 Prillit. “U krijua komisioni i hetimit të zgjedhjeve. U shua kur u kërkua që në axhendë të hetohet Elbasani. Aty u derdh gjak, u vra një njeri.
Aty u gropos komisioni me urdhër të Bashës, direkt përgjegjësi ka Gaz Bardhi me Taulant Ballën, të dy. Ndodhi një vrasje. Ishte militant i majtë, por nuk ishte për t’u vrarë”.
Në fund “harroi” mbledhjen e komisionit dhe këshillit pasdite. “Fundjavë të mbarë” u uroi gazetarëve, por më pas u kujtua “do të takohemi pasdite” duke e mbyllur konferencë me të qeshura.