Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama i kërkoi sot SPAK-ut që të arrestonte Sali Berishën, Ilir Metën dhe gjyqtarët e prokurorët që janë shkarkuar nga drejtësia e re për shkak se nuk justifikojnë pasurinë.
“Për të mos folur për këtë non gratën e madhe që e kemi në mes të sheshit, bashkë me shpurën e tij, që na tregukon se nuk ulemi të negociojmë me ne po nuk ua dhamë atyre presidentin. Këta janë sikur thoshte një plakë rome, “të kesh dy një ta mbash dhe një ta çash”. Se një nuk mjafton.
E para cështja e non gratës së madhe nuk është cështje e Amerikës, por e Shqipërisë. Kjo është një sfidë që i bëjnë drejtësisë dhe jo Amerikës. Sado hetime, denoncime, dënime dhe gjykime që të jepen në këtë vend, nëse non grata e madhe, ai i dyti atje, që është i pari në fakt, me të cilin SPAK-u funksionon si sahat zviceran për të kapur Ardian Dvoranin, gjykatësit nuk shkojnë përpara drejtësisë, ky nuk është problem i SHBA-së, ky është një problem i madh i Shqipërisë së të nesërmes.
Po u them sot, që sapo të ulemi te negociata, kjo do të jetë kënga e re që do të fillojë. Prandaj ia përsëris SPAK-ut, keni për të hetuar, për këdo qoftë, kësaj bashkisë politike, bujrum hetoni, por po hyni në kohën shtesë në ndeshjen me të keqen në këtë vend. PS nuk do të lërë dy gurë bashkë që të mos e lejojë” tha ai.