Pak pas mesnate në rrugën “Teuta” në Kamzë rreth orës 00:25 është përfshirë nga zjarri një kancelari, e cila është në pronësi të Xh. Gj., dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.
Nga verifikimet paraprake dyshohet se i është vendosur tritol. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.