SPAK ka kërkuar dënimin me burg për dy punonjësit e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësor.
Ornela Balla dhe Anda Muça akuzohen për korrupsion dhe shpërdorimi detyre, për to është kërkuar dënimi me 2 vite burg.
Po ashtu është kërkuar dënimi me 6 muaj burg për të njëjtën akuzë të qytetares Lirie Sada.
Hetimi për këtë dosje, u finalizua në vitin 2020 ku nga hetimet sipas SPAK është treguar se dy inspektoret kanë marrë vlera monetare nga qytetarja Lirie Sada pasi kanë shkuar në ambientet e subjektit të saj për inspektim.
SPAK thotë se Sada i ka hedhur në makinë, një prej inspektoreve një sasi lekësh.