-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Prej javësh të rrethuar, evakuohet me qindra civilë nga Azovstali

Kryesoret

Pas ditësh të tëra beteje, më në fund janë evakuuar të gjithë civilët që ishin strehuar në fabrikën e çelikut Azovstal në Mariupol. Operacioni i evakuimit filloi një javë më parë, i koordinuar nga OKB dhe Kryqi i Kuq, të cilët nuk e kanë konfirmuar lajmin.

Forcat ukrainase po qëndrojnë në fabrikën e bombarduar, pjesa e fundit e qytetit që nuk është nën kontrollin rus. Rusia ka rrethuar fabrikën për javë të tëra, duke kërkuar dorëzimin e mbrojtësve të saj nga batalioni Azov.

Vendndodhja e të evakuuarve ende nuk dihet, por zëvendëskryeministrja ukrainase Iryna Vereshchuk tha se evakuimi ka përfunduar.

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky bëri me dije se 300 civilë ishin shpëtuar nga uzina, megjithëse ministria ruse e mbrojtjes dha një numër shumë më të ulët, duke thënë se 51 persona ishin evakuuar gjatë një periudhe prej tre ditësh.

Zelensky tha se përpjekjet diplomatike po vazhdojnë për të nxjerrë personelin ushtarak nga Mariupol.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit