-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Boçi: Loja e Alibeajt për interesat e Ramës nuk mund të vazhdojë

Kryesoret

Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi ka reaguar për mbledhjen e organizuar nga Alibeja për të vendosur kriteret për presidentin e ri.

Boçi shprehet se tentativa e Alibeajt për të legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e presidentit nuk mund të vazhdojë.

Ai thekson se kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarde e parime e as për procedurë.

Reagimi i Luçiano Boçit

PRESIDENTI NUK MUND TE JETE PRODUKT FARSE

Tentativa e disatë e Alibeajt për të retushuar e legjitimuar procesin tallës të Ramës për zgjedhjen e Presidentit, duke futur në lojë me zor një pjesë të Grupit Parlamentar, nuk mund të vazhdojë.

Çdo rol që udhëzohet e zbatohet për interes të Ramës bie ndesh me interesat e demokratëve dhe të publikut.

Politikisht proçesin e orienton KESHILLI KOMBËTAR dhe grupin e negociatave e përcakton KOMISIONI I RITHEMELIMIT.

Asnjë i komanduar apo i emëruar tjetër e nga të tjerë nuk mund të dalë mbi ketë organ.

Kriteret e redaktuara në zyrat e pushtetit e të paraqitura në mënyrë të gënjeshtërt si mendime të PD, nuk mund të shiten për standarte e parime e as për procedurë.

Ato janë thjeshtë manipulime individësh që për interesa e axhenda personale duan të bëhen pjesë e farsës tallëse të Ramës, që ky i fundit të fusë në xhep lehtësisht kukullën e rradhës.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit