11.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Kam një pyetje për “opozitën e vërtetë”, vila 760 mijë euro?

Kryesoret

Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi ka sulmuar hapur njërin prej kolegëve partisë së tij për të cilin thotë se është peng i Ramës për një vilë me vlerë 760 mijë euro, e cila i është zbuluar si e pajustifikuar financiarisht. Por nuk e zbulon emrin e tij. Ai ironizon, grupin e Sali Berishës, që e cilësojnë veten opozita e vërtetë përballë Edi Ramës.

“Pyetje për “opozitën e vërtetë”; vilën 760 mijë euro, e shitën apo spo ja ble askush 🤔? Nuk mund të mbash peng opozitën për një vilë të pajustifikuar që të ka zbuluar dhe me të cilën të mban peng Edi Rama!!!” shkruan ai. Por kush e ka vilën 760 mijë euro?

Gjatë ditës së sotme deklarata në emër të Komisionit të Rithemelimit kanë bërë kryetari i këshillit kombëtar të PD-së, Edi Paloka, zëdhënësja e grupit të Rithemelimit Floriana Garo, deputeti Ervin Salianji dhe Eno Bozdo, por nuk dihet se kujt prej tyre i referohet Bardhi.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit