Asnjë nga tre palët brenda PD-së nuk heq dorë nga pozicioni. Java që nisi sot dhe që do të dominohet nga debati për kreun e ri të shtetit ka nisur ters për opozitën.
Ashtu sikur kishte njoftuar zëdhënësja e grupit, Oriola Pampuri sot në mëngjes është mbledhur Kryesia e Grupit të PD-së e thirrur nga deputeti Enkelejd Alibeaj.
Por të pranishëm ishin vetëm deputetët Oriola Pampuri dhe sekretari i grupit Arbi Agalliu, ndërsa mungojnë Luçiano Boçi dhe Ervin Salianji, sikur e kishin paralajmëruar.
Dje Enkelejd Alibeaj hodhi për diskutim draftin me kushtet e PD-së për Presidentin e ri. Nesër ka thirrur mbledhjen e grupit.
Sali Berisha nuk e njeh Alibeajn kryetar grupi, pasi e shkarkoi Kuvendi i 30 Prillit.