Tanket dhe armatimet e rënda marshuan këtë të hënë në rrugët e Moskës në “Ditën e Fitores” në Rusi, që shënon fitoren e Bashkimit Sovjetik ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore.
Armatimet e rënda u bënë pjesë e paradës madhështore ushtarake në sytë e Vladimir Putin. Megjithatë, kjo paradë nuk shkoi sipas parashikimeve pasi mungoi spektakli në ajër.
Daily Mail nuk jep shpjegime se pse avionët nuk fluturuan, por shkruan se ata “u zhdukën në mënyrë misterioze”. Ndërkohë, Kremlini reagoi duke thënë se shkak është bërë moti i keq. Në anën tjetër, në fjalën e tij, Putin u shpreh se tashmë Rusia po lufton për t’u mbrojtur nga kërcënimet e Perëndimit.