Një shqiptar është arrestuar nga policia italiane, pasi është kapur duke transportuar me makinë mbi një kilogramë heroinë të pastër.
Mediet italiane raportojnë se policia kishte vënë re teksa udhëtonte në një rrugë pranë Castelfranco Emilia, një makinë ngjyrë të errët që lëvizte me ritme të shpejta përgjatë rrugëve të qytetit. Ndaj ata kanë vazhduar me ndalimin e mjetit, duke vënë re menjëherë qëndrimin e dyshimtë të drejtuesit të mjetit, i cili ka dhënë shenja të dukshme nervozizmi.
Nga kontrolli rezultoi se shqiptari kishte në makinë lëndë narkotike. Kjo falë qenit antidrogë që kishin policët rrugorë.
Për pasojë u bë arrestimi shqiptarit dhe sekuestrimi i automjetit, heroinës dhe rreth 2 mijë eurove që autori kishte në makinë.
I arrestuari është dërguar në burgun e Modenës, në dispozicion të organeve të drejtësisë.