-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Lirohet Elsa Lila, avokati Visha: Ishte keqkuptim, kanë rënë të gjitha akuzat

Kryesoret

Avokati Saimir Visha ka deklaruar këtë të martë se këngëtarja Elsa Lila është liruar nga autoritetet italiane.

Sipas Vishës e gjitha ka qenë një keqkuptim. Ai theksoi se ka drekuar gjatë ditës së sotme me Lilën dhe se ndaj saj kanë rënë të gjitha akuzat.

“Jam kthyer sot nga Italia. Kam drekuar me të. Janë pushuar të gjitha akuzat. E gjitha një keqkuptim. Pafajësia e saj ka qenë që në momentet e para. Kam qenë me të. Më vjen turp që bashkëpunëtorët tanë, kanë vjellur vrer për Elsën”, tha Visha te Syri Tv.

Kujtojmë që Elsa Lila u arrestua nga policia italiane pasi ishte pjesë e një grupi trafikimi droge. Këngëtarja shqiptare është arrestuar me 12 të tjerë, të cilët operonin në zonën e Acilias në Romë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit