Çifti Robin dhe Marigona Krasniqi, të cilët bënë publike lidhjen e tyre vetëm pak muaj më parë, kurorëzuan dashurinë e tyre në martesë në Gjermani, ndërsa mbrëmjen e sotme kanë zhvilluar edhe një dasmë madhështore.
Nga fotot e publikuara çifti duket se kanë organizuar një event madhështor, me shumë miq dhe familjarë të ftuar. Dyshja kanë hyrë në sallën ku po zhvillohet eventi, ndërsa bie në sy fustani përallor i modeles, ndërsa ambienti duket i menduar deri në detaj.
Nga të ftuar përveç miqve dhe familjarëve, çifti kanë ftuar edhe shumë të famshëm si Xheraldina dhe Agron Vula, Oriola Marashi, Arbër Bytyqi, Vedat Bajrami, Shkurte Gashi dhe këngëtari Meda.