Në një periudhë të sfidave politike dhe diskutimeve të shtuara për të ardhmen e vendit, Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka hapur zyrtarisht fushatën e saj për zgjedhjet e 7 qershorit në Prishtinë.
Në këtë ngjarje, kandidatja për presidente Vjosa Osmani theksoi nevojën për unitet politik, forcim të institucioneve dhe ruajtje të orientimit euroatlantik të Kosovës.
“Kosova ka nevojë për unitet dhe për një vizion që e forcon shtetin brenda dhe jashtë vendit. Po e rinisim këtë rrugë më të bashkuar dhe më të fortë se kurrë, me besim të patundur në Zot, me besim në shtet e me besim në familje. Po e rinisim duke lidhur besën me njëri-tjetrin dhe duke u betuar para popullit se këtë shtet nuk do ta lëmë të përçahet, por do ta forcojmë edhe më shumë. Po e vazhdojmë këtë rrugë të bashkuar mbi shtyllat e Lirisë, Pavarësisë dhe Demokracisë.”









