-sidi education-spot_img
28.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

U arratis nga burgu 2 muaj më parë, dhunon dy policë në Kaçanik

Kryesoret

Një person është vënë në pranga pasi ka sulmuar dy efektivë të policisë në Kaçanik. Sipas një komunikate për media, Policia e Kosovës bën të ditur se agresori ishte arratisur nga burgu dy muaj më parë.

“Policia në Kaçanik nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Ferizaj, sot rreth orës 15:20, në rrugë, në fshatin Biçec të Kaçanikut, kanë identifikuar dhe arrestuar personin e kërkuar me inicialet N.H ( M/K) i moshës 33 vjeçare, i cili dy muaj më parë ishte arratisur nga burgu i Smrekonicës”, thuhet në njoftimin e policisë.

Dy zyrtarët policorë të sulmuar kanë marrë trajtimin mjekësor, pasi i dyshuari në përpjekje për të ikur u kishte shkaktuar lëndime trupore.

“Gjatë arrestimit të tij, në përpjekje për të ikur, i dyshuari ka sulmuar dy zyrtarët policorë, duke u shkaktuar lëndime trupore, të cilët më pas kanë pranuar tretman mjekësor në Qendrën Emergjente në Ferizaj. Tretman mjekësor ka pranuar edhe i dyshuari”, vijon njoftimi.

Më 7 mars të vitit 2022, 33-vjeçari ishte arratisur nga Qendra Koorektuese në Smrekonicë.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit