Udhëheqësi suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei, ka lëshuar një deklaratë të re, ku ka theksuar se i vetmi vend për amerikanët në Gjirin Persik është “në fund të ujërave të tij”.
Në një postim të tij në rrjetin social X, Khamenei gjithashtu ka deklaruar se një “menaxhim i ri” i Ngushticës së Hormuzit nga Teherani do të sjellë “qetësi dhe përparim” dhe përfitime ekonomike për të gjitha kombet.
Ai ka shtuar se Irani do të eliminojë “abuzimet e armikut” në rrugët ujore, duke theksuar se vendet e rajonit kanë një “fat të përbashkët”, por “të huajt që kryejnë të këqija” nuk do të kenë të ardhme aty.
Khamenei gjithashtu nënvizoi se Irani do të mbrojë “aftësitë e tij bërthamore dhe raketore” si aset kombëtar.









