-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Gaz Bardhi: Nesër lëvizja e PD-së për të futur në hetim Olta Xhaçkën

Kryesoret

Konferenca e Kryetarëve rrëzoi sot kërkesën e një grupi deputetësh të PD-së për të ngritur një komision hetimor për verifikimin e kompanive dhe personave që kanë marrë statusin e investitorit strategjik në Shqipëri. Sekretari i përgjithshëm i PD-së, Gazment Bardhi akuzon direkt për këtë pengesë, Edi Ramën. Sipas tij, kreu i qeverisë po e ndan pasurinë e Shqipërisë me miqtë dhe ministrat.

Edi Rama rrëzoi sot kërkesën e PD për komision të posaçëm për verifikimin e procedurave për investimet strategjike, duke pranuar defacto se pasurinë publike e ka kthyer në plaçkë për miqtë dhe familjarët e tij. Përpjekja për ti fshehur publikut aferat korruptive me ligjin e investimeve strategjike, ku ndër përfituesit është edhe familja e ministres Olta Xhaçka, do të dështojnë.

Shqiptarët do të shohin sesi pronat publike po ndahen tek familjarët e ministrave, tek miqtë e Edi Ramës dhe tek një grusht oligarkësh pranë tij. Nesër PD do të depozitojë kërkesë për ngritjen e një komisioni hetimor për këtë çështje, duke i hequr çdo mundësi Edi Ramës për të bllokuar transparencën dhe llogaridhënien me votat e nongratave të tij në Kuvend” shkruan ai.

Por cila ishte kërkesa e PD-së?

7 deputetë e grupit Parlamentar të Partisë Demokratike që kanë firmosur kërkesën për verifikimin e procedurave të dhënies së statusit të investitorit strategjik janë; Gazment Bardhi, Dashnor Sula, Jorida Tabaku, Dhurata Çupi, Lefter Gështenja, Arbi Agalliu dhe Ferdinand Xhaferraj. Sipas tyre, qëllimi i ligjit për investitorët strategjik ishte pozitiv, por u përdor për t’u dhënë favore dhe përfitime njerëzve me lidhje të forta personale apo familjare pranë qeverisë dhe drejtuesve të Partisë Socialiste.

Pjesë nga kërkesa e PD-së

Mbi këto projekte ka pasur hije dyshimi për korrupsion, favorizim, paligjshmëri, klientelizëm dhe arbitraritet, duke dhënë si shembull tre procedura:
1. për rastin e Portit të Durrësit;
2. rastin e anëtarit të Këshillit Bashkiak Tiranë (PS), z. Gazmend Paja, i cili ka përfituar 133 mijë m2 në Dhërmi;
3. rastin e bashkëshortit të ministres për Evropën dhe Punët e Jashtme dhe deputetes së PS-së, znj. Olta Xhacka, ish-deputeti socialist z. Artan Gaci, i cili ka përfituar të drejtën e përdorimit të brigjeve të detit dhe të zonës përkatëse të plazhit përballë kompleksit që po ndërtohet në fshatin Gjilekë të bashkisë Himarë.

Me qëllim shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike, vlerësimin e mundësisë për hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë” me qëllim parandalimin e të gjitha praktikave të paligjshme, abuzive apo korruptive, duke pasur parasysh edhe rëndësinë thelbësore që ka për ekonominë tonë rritja e përthithjes së investimeve vendase dhe të huaja, nëpërmjet procedurave të ligjshme, transparente dhe meritokratike, cmojmë të nevojshme ngritjen e një Komisioni të Posacëm Parlamentar për Investimet Strategjike.

Komisioni propozohet të ketë për objekt të veprimtarisë së tij:
(i) shqyrtimin e të gjitha praktikave të deritanishme të ndjekura nga Komiteti i Investimeve Strategjike;
(ii) hartimin e ndryshimeve ligjore në ligjin nr. 55/2015 “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”;
(iii) shqyrtimin dhe miratimin e projektligjit “Për Investimet”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit