Kryeministri Edi Rama sot tha se ishte dakord me fjalët e ambasadores amerikane Yuri Kim (lexo këtu) për reformën në drejtësi, por më pas shfryu duke akuzuar në përgjegjësi ndërkombëtarët pa specifikuar në emra.
“Unë jam shumë dakord me këtë (ambasadoren amerikane), pikë për pikë, thjesht adresa është gabim, se nuk jam unë adresa, që po them drejtësia po gabon, unë po them sikur po vjen në anën tonë të shkojë në cdo anë. Unë jam shumë dakord me ambasadoren amerikane, patjetër, nuk kam asnjë dallim, jam shumë dakord. Presion? Këtë nuk ma thotë mua asnjë as shqip, as anglisht, as gjermanisht, as frëngjisht, asnjë.
Po të mos isha unë, ta harronit që do të ishte reforma në drejtësi. Kam udhëhequr reformën më të madhe në historinë e Shqipërisë, edhe të mbretërisë po të doni. Nuk mund të rri me kokën ulur cdo 21 janar. Ata nuk e thonë, por jam i bindur që e mendojnë, që “ja edhe Edi Rama nuk e ka mendjen te plaga jonë më, dhe jemi të shitur nga të katërta anët”.
Po për cfarë jetoj unë që të marr medalje nga komuniteti ndërkombëtar. Këtu sa më urtë dhe konstruktiv të jesh aq më kollaj të godasin. Sa më shumë të bësh rolin e qenit, thonë prit, mos e ngacmo se do të na lehë më shumë” tha ai.