-sidi education-spot_img
26.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Presidenti i ri, Balla: PD të propozojë emrin, hajde të flasim

Kryesoret

Kryetari i grupit të PS-së, Taulant Balla i ka bërë thirrje edhe njëherë sot opozitës, tre grupeve parlamentare dhe jo Sali Berishës, që të ulen dhe të flasin për profilin politik që duhet të ketë kreu i ri i shtetit.

“Të gjitha palët kanë të drejtën e propozimit. Përpara se të shkojmë te emri hajde diskutojmë për profilin, por mos të fshihemi pas procesit, por të marrim përgjegjësinë. Duam një proces shembull që të shërbejë si standard.

Thirrjes sime, zonja Doda, por i pari zoti Alibeaj, Doda dhe Mediu, besoj që në orët apo ditët në vijim të kemi një përgjigje pozitive dhe nëse secila palë do të vijë vetëm jemi gati të ulemi me të gjithë, por PS ka vendimmarrjen kryesore. Mirëpres një përgjigje nga ana e tre kryetarëve të me të cilët jemi të gatshëm të negociojmë.

Ka pasur propozim që grupet të jenë bashkë, të ulemi të diskutojmë për kriteret. Janë të mirëpritur. Na duhet një president i të gjithë shqiptareve, ky është kushti i vetëm” tha ai. Në datë 16 maj ora 17:00 është caktuar seanca e parë për zgjedhjen e kreut të ri të shtetit.

Gjithsej zhvillohen pesë raunde votimi, ku tre të parat kërkojnë një shumicë të cilësuar prej 84 votash për zgjedhjen e presidentit, ndërsa për dy raundet e fundit nevojitet një shumicë e thjeshtë, 71 vota.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit