-sidi education-spot_img
14.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

SHBA 40 miliardë dollarë ndihmë për Ukrainën

Kryesoret

Dhoma e Përfaqësuesve miratoi pakon e re të ndihmës prej 40 miliardë dollarësh për Ukrainën, teksa ligjvënësit përforcuan kërkesën fillestare të presidentit Joe Biden, duke sinjalizuar një përkushtim të dy partive për t’iu kundërvënë pushtimit rus të Ukrainës.

Pakoja e re kaloi me 368 vota për dhe 57 kundër, duke ofruar 7 miliardë dollarë më shumë sesa Biden kishte kërkuar në muajin prill, duke rritur ndihmën në mënyrë të barabartë për programet humanitare dhe të mbrojtjes.

Kjo paketë synon t’i ofrojë ndihmë ushtrisë ukrainase dhe ekonomisë së këtij shteti, të ndihmojë aleatët rajonalë, por edhe synon të ofrojë 5 miliardë dollarë për të adresuar mungesat e furnizimit me ushqime globale, pas krizës së shkaktuar nga lufta në Ukrainë.

“Populli ukrainas ka nevojë për ne, ata kanë nevojë për ndihmën tonë në mënyrë dëshpëruese”, tha Rosa DeLauro, kryetare e Komitetit për ndarje buxhetore në Dhomën e Përfaqësuesve.

“Vladimir Putin dhe bashkëpunëtorët e tij duhet të mbahen përgjegjës. Kjo masë e bën këtë duke mbrojtur demokracinë, duke kufizuar agresionin rus dhe duke forcuar sigurinë tonë kombëtare”, shtoi ajo.

Me këtë pako të re të ndihmës, vlera që SHBA-ja ka afruar për Ukrainën arrin në pothuajse 54 miliardë dollarë. Këtu përfshihen edhe 13.6 miliardë dollarë që Kongresi miratoi si ndihmë për Kievin në mars.

Qëkur Rusia ka nisur pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, SHBA-ja ka vendosur sanksione të ashpra ndaj Moskës dhe ka rritur ndihmën për Kievin./ REL

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit