-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

A po heton SPAK ministra? Arben Kraja i përgjigjet shkurt Ramës

Kryesoret

Kreu i SPAK-ut, Arben Kraja u shpreh sot se nuk ka asnjë koment për deklaratat e kryeministrit Edi Rama, që i kërkoi që të hetonte Sali Berishën dhe Ilir Metën. “Nuk kam ndonjë koment”. Por a ndihet i intimiduar? “Jo. Po vazhdojmë punën normalisht” tha ai.

I pyetur nëse ka ministra në hetim, ai tha se “Kemi shumë çështje penale, kur kemi diçka për të bërë publike e bëjmë. Ne vazhdojmë punën tonë” tha ai.

“Të gjithë prokurorët e hetuesit janë të ndërgjegjshëm kë hetojmë, e dimë që do ketë opinione të ndryshme, presione. E rëndësishme për ne të jemi korrekt me ligjin, të vlerësojmë provat.

Këto u kam thënë edhe prokurorëve, të vijojnë punët me provat, nuk është problem shqetësues për ne. Në lidhje me pyetjen e dytë, unë mendoj se ne punojmë në koherencë me BKH. Oficerët janë të rinj, por po mësojnë.

BKH është trup e pavarur në funksion të SPAK. Ideja është për një institucion të përbashkët që bën një produkt. Hap pas hapi jemi munduar ta konsolidojmë. Te zgjedhja e personelit na është dashur shumë punë, energji. Janë me vullnet të jashtëzakonshëm për të punuar. Nga ana profesionale akoma nuk janë aty ku do të donim, pasi vijnë nga fusha të tjera.

Por me rëndësi për mua është që kanë vullnetin, do shtohet numri i tyre, trajnimet, mbështetja e prokurorëve. Kemi problem ambientet, por numri i madh në organik e bën të pamundur qëndrimin. Presim të marrim një objekt diku aty afër për të sistemuar të gjithë. Kemi ngritur një komision mbikëqyrës për BKH” tha ai.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit