Deputeti i PD-së, Luçiano Boçi është shprehur në foltoren e Kuvendit, se kryeministri Rama po përdorë dhimbjen e shqiptarëve për ti bërë presion SPAK-ut.
Boçi tha se Rama mban si armë në sirtar 21 janarin dhe Gërdecin.
“Nuk jam habitur nga skenat e ofruara këto ditë, kur Rama shigjeto institucionet e drejtësisë dhe nuk habitem se Rama sa herë është në pozitiv të vështirë nxjerr nga sirtari 21 janarin dhe Gërdecin. Sa herë do të qeshet e të tallet me institucionet e shqiptarëve, provokon lotët e familjarëve të këtyre familjeve, sa hera ka probleme me të sotme dhe të ardhmen i referohet së shkuarës, Rama nuk zbuloi asgjë tjetër veçse projektit për të ndërtuar një drejtësi të kapur nën komandën e tij si qen lufte.
Le të shkojë të paraqitet në SPAK është i kallëzuar nga PD për aferën e inceneratorëve. Sot në qeli janë anëtarët e komisionit të koncesionit të inceneratorit të Elbasanit se miratuan një procedurë jo ligjore, Firma e fundit që i vë vulën kësaj procedure është kryeministri, ky pse është jashtë, pse lë këto dytësorët. Le të shkojë vetë dhe të përgjigjet vetë.” është shprehur ai.