Deputeti i PD-së, Ervin Salianji ka sjell në foltoren e Kuvendit, “presionet” e kryeministrit Edi Rama ndaj SPAK-ut.
Ai është shprehur se Rama po përdorë sulmet si mbrojtën më të mirë politike.
“Kjo maxhorancë, që drejtësinë e kishte në fokus kryesor sot e kërcënon me skualifikim nëse nuk i shërben asaj. Me këtë tregon si i hodhi hi syve të gjithë shqiptarëve.
Është e qartë që nuk ka mbrojtje më të mirë politike për kundërshtarin politik se ta sulmojë kundërshtari i vet politik. Jeni kthyer në akuzat e mesjetës a thua se PS nuk ka 9 vite në pushtet”, tha Salianji.