Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani ndodhet në Lituani. Osmani u shpreh se vendet e rajonit kanë nevojë për në proces të përshpejtuar për anëtarësim në NATO.
“Kosova dhe Bosnjë e Hercegovina kanë nevojë për një proces të përshpejtuar për në NATO, ajo ka ndalur gjenocidin në Kosovë në vitin 1999.
Sot përballemi me një situatë absurde, ku Serbia dhe Bjellorusia janë pjesë e partneritetit për paqe të NATO-s, dy vendet janë kundër NATO-s, kurse ne ende nuk kemi marrë ftesë për këtë.
Ne do të punojmë me aleatët që një ditë të gjithë t’i bashkohemi kësaj aleance”, tha Osmani.