Mediat boshnjake kanë shkruar për seancën e sotme parlamentare, ku u refuzua rezoluta për të dënuar krimet kundër masakrës së Srebrenicës.
Ato kanë dënuar veprimin e kryeministrit Rama duke e konsideruar atë si një turp. Po ashtu kanë bërë thirrje popullit të tyre që të bojkotojnë çdo produkt të ardhur nga Shqipëria, përfshirë këtu dhe vizitat turistike në Shqipëri.
“Duke filluar nga sot, i bëjmë thirrje të gjithë boshnjakëve që të bojkotojnë të gjitha produktet nga Shqipëria, deti shqiptar, transporti, mediat. Për Kosovën ka rëndësi që të mos shkosh në Shqipëri!!!Duke bojkotuar gjenocidin e Srebrenicës, Shqipëria u bë i vetmi vend në Ballkan që ra në anën e vrasësve! Shkoni njerëz në Mal të Zi këta janë njerëz të vërtetë dhe vëllezër të vërtetë!!!Turp te kesh Edi Rama !!!” ka shkruar media Sandazak News.