-sidi education-spot_img
9.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Sali hesht”! Berisha: Ulsi, pse je bërë badigard i Ramës? Hapja zemrën kolektivit

Kryesoret

Projektligji i huasë 50 mln euro nga Franca për barazinë gjinore solli përplasjen me akuza dhe replika të forta mes Sali Berishës dhe ministrit të Drejtësisë, Ulsi Manja në parlament. Ish-kryeministri akuzoi se këto para do të vidhen nga qeveria. Por Manja i kujtoi tragjeditë që kanë ndodhur në kohën e qeverisjes së tij.

Debati mes Sali Berishës dhe Ulsi Manjës

Sali Berisha: 13 apo 14 ministre e quaj pozitive, por këto dhe të gjitha deputetet duhet të jenë avokate të interesave të grave shqiptare. Po të thoshit se këto 50 mln euro do të jenë kredi e butë për nënat që rrisin fëmijët të vetme, apo grante, kredi për të nxjerrë gratë në krye të bizneseve?

Por nuk keni asnjë plan. 700 milionë janë dhënë për ahengje nga fondi rezervë i qeverisë. Kjo është çmenduri. Për festa bashkia e Tiranës dhe ministria e Kulturës. Ku e kemi ne këtë luks dhe këtë mundësi. Pastaj marrim kredinë e butë të qeverisë franceze e fusim në buxhet për të kompensuar vjedhjet.

Ulsi Manja: Kur e dëgjon Berishën, që flet me kaq patos për barazinë gjinore më mbushet mendja se ke përpara kalorësin e barazisë gjinore. Por kam përshtypjen se je kujtuar shumë vonë, pasi shkatërrove, te Sali i parë, se tani është Saliu i tretë, pasi shkatërroi qendrat shëndetësore, kopshteve dhe çerdheve, me devizën Shqipëria, viti zero, prodhoi gjithë ato tragjedi, tani kujtohet dhe flet si kalorës.

Jo Sali. Edhe gjuha që përdore është dhunë mbi gratë, gjuhë e ashpër viktimizuese, e zezë dhe që nuk ka lidhje me barazinë gjinore. Të paktën tani, në këtë moshë që je, i vetmi mesazh i mirë që mund të përçosh është të paktën të heshtës, sepse sa herë flet, këtu është njëlloj sikur autori kthehet te vendi i krimit.

Sali Berisha: Çtë shtyn, Ulsi të bëhesh bodigard i Ramës këtë javë? Unë e di, por më mirë hapja zemrën kolektivit.

Ulsi Manja: Sali, Edi Rama është në mandatin e tretë qeverisës sepse e votuan mbi 800 mijë shqiptarë dhe e kam për nder që jam shërbëtor në qeverinë “Rama 3”. Rri pa merak për këtë. Jam krenar që jam pjesë e kësaj shumice dhe qeverie.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit