-sidi education-spot_img
24.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

Berisha ngre kurthin e dytë, a do të bjerë Rama në “grackë”?

Kryesoret

Nëntë deputetë të Komisionit të Rithemelimit të PD-së dhe LSI-së bashkuan firmat dhe dorëzuan në Kuvend një kërkesë për mocion me debat me kryeministrin Edi Rama, pas deklaratës së këtij të fundit se nëse Shqipëria nuk merr “dritën jeshile” për negociatat deri në qershor do të ndryshojë kurs.

Lista e deputetëve që firmosën;

Petrit Vasili

Erisa Xhixho

Monika Kryemadhi

Edmond Spaho

Oerd Bylykbashi

Albana Vokshi

Belind Këlliçi

Edi Paloka

Sali Berisha

Mocioni për debat urgjent është dorëzuar këtë të premte në Kuvendin e Shqipërisë. Nga LSI kanë firmosur kryetarja, Monika Kryemadhi, Petrit Vasili dhe Erisa Xhixho. Por shanset që kërkesa të pranohet janë zero.

Arsyeja? Kryeministri Edi Rama dhe socialistët e kanë bërë të qartë se cdo nismë që do të vijë me firmën e Sali Berishës do të hidhet në “kosh” duke u refuzuar, pasi e cilësojnë të “vdekur politikisht”. Kjo do të thotë se fakti që në listën e deputetëve që kanë firmosur është Sali Berisha, kryeministri Edi Rama do ta injorojë.

Por cila ishte e vërteta e deklaratës?

Kryeministri Edi Rama tha se nëse nuk hapen negociatat deri në qershor do të ketë ndryshim kursi nga Shqipëria, që do të thotë sipas tij, ndarje nga Maqedonia në rrugën e integrimit dhe jo në bllok, pasi vetoja bullgare për Shkupin po bllokon edhe Tiranën.

Por termit “ndryshim kursi” opozita i jep një tjetër interpretim duke luajtur “blofin” e dytë pas rezolutës së Srebrenicës, që PS e rrëzoi për faktin se u propozua nga Berisha dhe kartonët e kuq të socialistëve bënë xhiron e mediave në rajon dhe më gjerë. Nëse mocioni do të refuzohet, pavarësisht sqarimeve që mund të jepte Edi Rama, Sali Berisha do ta përdorte sërish këtë fakt për retorikë kundër shumicës socialiste. Taktika e parë për të fituar kredite politike funksionoi, lëvizja e dytë mbetet për t’u parë…

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit