Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili ka treguar se një pjesë e deputetëve të grupit opozitar kanë dërguar në Kuvend kërkesën e mocioni për debat urgjent.
Ashtu siç ishte lajmëruar dhe një ditë më parë, ku vetë Vasili reagoi ashpër për deklaratën e Ramës, i cili shprehu se Shqipëria do të ndërrojë kurs nëse nuk merr statusin e vendit kandidatë për në BE.
Mësohet se kërkesën e kanë firmosur: Petrit Vasili, Erisa Xhixho, Monika Kryemadhi, Edmond Spaho, Oerd Bylykbashi, Albana Vokshi, Belind Këlliçi, Edi Paloka, Sali Berisha.
“Dorezohet ne Parlament Mocioni per Debat Urgjent!(DOKUMENTI).Deklaratat e turpshme serboruse te Rames per ndryshim kursi te integrimit europian jane tradheti e hapur ndaj te ardhmes se vendit,” ka shkruar Vasili.