Sali Berisha ka sfiduar sot hapur, Edi Ramën që të çojnë në parlament dhe të votojnë ligjin për të përjashtuar ish-kryeministrat nga cdo lloj parashkrimi për veprat penale.
“Nëse je burrë dhe ta mban, hajde kalojmë ligjin, të përjashtojmë kryeministrat nga cdo lloj parashkrimi. Urdhëro që nesër të kalojmë ligjin në parlament.
Të ndryshojmë kodin penal dhe të vetmit, që të përjashtohen nga parashkrimi të jenë kryeministrat. Por ai nuk e bën se ka frikë dhe tmerr nga frikërat e tij, se thotë nuk e di se cfarë kam firmosur për të mbushur valixhet” tha ai.
Çfarë është parashkrimi i veprave penale?
Neni 66
Parashkrimi i ndjekjes penale
Nuk mund të bëhen ndjekje penale kur nga kryerja e veprës deri në çastin e marrjes së personit si
të pandehur kanë kaluar:
a) njëzet vjet për krimet që parashikojnë dënim jo më të ulët se dhjetë vjet burgim ose dënim tjetër
më të rëndë;
b) dhjetë vjet për krimet që parashikojnë dënim nga pesë gjer në dhjetë vjet burgim;
c) pesë vjet për krimet që parashikojnë dënim gjer në pesë vjet burgim ose gjobë;
ç) tre vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim gjer në dy vjet burgim;
d) dy vjet për kundërvajtjet penale që parashikojnë dënim me gjobë.