Ish-kryeministri Sali Berisha në “Teatrin Skampa” ka nisur fushatën për kreun e PD-së në qytetin e Elbasanit.
Sapo Berisha ka nisur fjalën e tij ka ndodhur një incident, ku një person në gjendje të dehur ka nisur të bërtasë.
Menjëherë disa të tjerë kanë tentuar ta largojnë por ish-kryeministri e ftoi që të afrohej për të dëgjuar atë që kishte për të thënë.
Më pas ai është larguar nga podiumi.