-sidi education-spot_img
1.5 C
Tirana
-sidi education-spot_img

“Zhduken” 10 mln euro nga ministria në Kosovë?

Kryesoret

Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, e ka mohuar se janë “zhdukur” rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore.

Në një prononcim për Gazetën Express, Hajdari ka thënë se këto raportime janë shpifje dhe se Ministria do të dal për pak me reagim.

“Nuk është e vërtetë. Tash e dërgojnë reagimin nga Ministria. Është një shpifje e madhe e rëndë. Është një informatë e ndishme për publikun. M’vjen keq për atë shpifje, për ata njerëz, por Ministria merret. Ata përgjigjen. Unë jam në parlament”, ka thënë HajdarI.

Insajderi ka raportuar sot se një shumë prej rreth 10 milionë euro të shtetit të destinuara për blerjen e produkteve për rezervat shtetërore, dyshohet se janë “zhdukur”. Sipas këtij mediumi, malli që është blerë për rezerva nuk ka arritur në Kosovë, ndërsa kompania nga e cila është blerë ky mall është “zhdukur”.

/5pyetjet.al

spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
spot_img
- Advertisement -spot_img

Më tepër

- Advertisement -spot_img

Lajmet e fundit