Viti i ri shkollor, 2022-23 do të fillojnë në mes të shtatorit, datë 12.
Por ndryshe nga vite më parë, nxënësit e sistemit bazë do të kenë një javë pushim më shumë gjatë vitit shkollor.
Në fund të muajit mars, fillimi i prillit cikli i arsimit 9 vjeçar do të ketë edhe një javë pushime.
Kjo strukturë më një javë pushime për ciklin e arsimit parauniversitar ka qenë para 5 vitesh në Shqipëri.
Një tjetër ndryshim i strukturës së vitit të ri shkollor është edhe vlerësimi i nxënësve, i cili këtë vit është thjeshtëzuar në 3 komponentë nga 5 që ishte më parë.